Burimi që mban emrin e një gruaje, “Kroi i Hixës” në Bubq u ndërtua gjysmë shekulli më parë

schedule20:20 - 8 Korrik, 2023

schedule 20:20 - 8 Korrik, 2023

I ndërtuar gjysmë shekulli më parë, ky burim me ujë të ftohtë në fshatin Bubq mban emrin e një gruaje.

Dikur i thoshin kroi i Hikës, por me kalimin e viteve emri ka ndryshuar, e në pllakatën sipër tij shkruhet “Kroi i Hixës”.

Shumë pak dihet për historinë e gruas, por historinë e personit që e ndërtoi këtë burim, banorët e njohin mirë.

Ai është Qazim Kurti, sot 90 vjeç dhe ka bërë shumë investime në këtë zonë.

“Këtu është një drejtim që ndoshta mund të jetë edhe kroi u fundit, se kjo vjen nga kalaja e Prezës”, thotë një banor.

Burimi iu shërbente udhëtarëve që kalonin aty e vite më vonë  edhe banorëve që ndërtuan shtëpitë pranë fshatit Bubq.

“Qazim Kurti ka bërë shumë gjëra të mira në këtë zonë. Por ne jemi popull disi që e mbajmë nën heshtje, nuk e urojmë aq tepër. Ky ka ka bërë çdo gjë për zonën”, u shpreh ai.

Tregojnë se Kurti ka mbjellë shumë pemë madje nën hijen e tyre ka vendosur edhe stola për t’u çlodhur udhëtarët.

Po ashtu ka pajisur rrugën me ndriçim dhe ka mirëmbajtur varrezat e fshatit.

Te gjitha i ka bërë vetë, nuk ka marrë asgjë në këmbim, por gëzon mirënjohjen e gjithë banorëve të zonës.

Qazim Gjoni, banor i Bubqit thotë se fshati ka ndryshuar vitet e fundit, shtëpitë thuajse janë rindërtuar të gjitha pas tërmetit të vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!