­­­­­­­­­Burimet e errëta financiare në fushatë, Taulla e Kume: Ligji përmbush standardet, por nuk zbatohet, të shohim si veprojnë fqinjët

schedule18:41 - 10 Prill, 2023

schedule 18:41 - 10 Prill, 2023

Në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News kanë qenë të ftuar, Dritan Taulla, zv.drejtori i Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara dhe Kristaq Kume, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar rreth financimeve të errëta gjatë fushatës, duke marr shkas nga ajo se çfarë po ndodh me Sali Berishën dhe koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Kume u shpreh së është thuajse e pamundur për të zëruar ndërhyrjen e parave pa burime të kontrollueshme në fushatë, por ajo që mund të bëhetë është që të krijohen kushte për t’i penguar sa më shumë të jetë e mundur.

Për ti zëruar ndërhyrjen e parave pa burime të kontrollueshme është thuajse e pamundur. Ajo që duhet bërë është që të krijohen kushte për t’i penguar sa është e mundur.

 Ajo që kemi bërë deri më sot, ka qenë kjo. Për këto zgjidhje nuk mjaftojnë. Ne kemi mangësira të dukshme në kodin tonë zgjedhor që krijon hapësirë që të inteferojnë para në procesin zgjedhor.

Po t’i bësh kritika legjislacion tonë, nuk gjejnë shumë ndryshime nga legjislacionet e vendeve të tjera demokratike.

Atëherë  pse nuk jep efekte? Sepse nuk zbatohet ashti siç duhet. Formalisht kanë plotësuar kërkesat, praktikisht nuk krijojnë mundësi për t’u zbatuar”, tha Kume.

Duke parë se nga zgjedhjet në zgjedhje premisat për të ndalur interferimin e parave të pista në fushatë po shkon drejt zeros, Dritan Taulla u shpreh se ligji është në rregull, por është detyre e institucioneve të mbikëqyrë financimet e partive.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e vë transparencën në dorë të partive politike, megjithatë KQZ ka monitoruesit në terren.

Më pas do të jetë edhe auditimi pas dorëzimit të raporteve.

Më pas është komponenti i shoqërisë civile. Kemi raportuar zyra më shumë se ç’janë deklaruar, shpenzime më shumë se ç’janë raportuar.

Ligji është në rregull, por është detyrë e institucioneve, në këtë rast është detyra e KQZ të mbikëqyrë financimet e partive,” u shpreh Taulla.

Në lidhje me donacionet, Taulla tha se partitë kanë detyrim të bëjnë transparencën e sicilit burim të ardhurash.

Partitë kanë detyrim të bëjnë transparencën e secilit burim. Kodi zgjedhor thotë që çdo shpenzim që bëhet për efekt të fushatës duhet që të raportohet në KQZ, pavarësisht se kur bëhet shpenzimi.

Çdo event që bëjnë ku ata prezantojnë kandidatin, duhet që të raportohet në KQZ” tha ai.

Kumë shton se te ne është problem mënyra se si është  ndërtuar ligji, pasi nuk është marrë parasysh mjedisi.

Ai shton se mjedisi ka shumë më shumë probleme se ata që parashikon ligji.

Jemi në një problem ligjor, mënyra se si është ndërtuar ligji. Pak më parë e thash që ligji është ashtu si jasht, por kjo nuk i zgjidh problemet. Sepse duhet të kemi parasysh se ajo që do të shkruhet duhet të shkruhet duke pasur parasysh mjedisin.

Mjedisi ynë ka shumë më shumë probleme se ata që parashikohen në ligj.

Po ta shikojmë në atë që bëhet tek fqinjët tanë, për ndërtimin e strukturave të cilat bëjnë të mundshmne zbatimin efektiv të ligjit. Kosova ka një zyrë më vete, të pavarur nga KQZ dhe që është zyra që trajtojnë çdo gjë  që lidhet me financimin e fushatës.

Ne kemi të ngarkuar në ligj KQZ, por këtij komisioni nuk i kemi dhënë asnjë mundësi për të bërë këtë detyrë.

KQZ e ka të pamundur ta zbatojë edhe këtë detyrë, pra monitorimin e financave të partive politike.

KQZ futet në punë për financimin e partive politike, vetëm pasi ka ndodhur çdo gjë.

Është e rëndësishme që të gjithë te jemi të angazhuar që këta probleme të marrin zgjidhje” tha Kume.r.t/abcnews.al