Zëdhënësi i prokurorisë së përgjithshme, Denion Ndrenika bën të ditur për ABC News se ka një rakordim të përbashkët nga organi i akuzës për bashkimin e dy procedimeve penale të nisura për cështjen Xhafaj, e për të patur një hetim të përbashkët.
Një procedim është regjistruar pranë prokurorisë së Tiranës mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Agron Xhafaj. I dyti është nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. /abcnews.al

