Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera.
Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.
Lexoni KËTU gjithçka rreth kësaj ngjarjeje.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera. Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.
Ndërkohë, mësohet se Rada i ka mohuar akuzat përballë grupit hetimor se kishte dijeni për armën e gjetur në mjet. Edhe ditën e sotme përpara gjykatës ish-efektivi ka mbajtur te njëjtin qëndrim, duke u shprehur se ai ka marre një çantë nga një person që e kishte sjellë si porosi nga Britania e Madhe.
Sipas efektivit çanta do i dorëzohej një personi tjetër ditën që ai u arrestua. Ndërkohë Rada nuk ka treguar emrat as të porositësit dhe as të marrësit. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe miku i tij Elton Hithi lidhur me këtë ngjarje. Por, pavarësisht pretendimeve të tyre gjykata vendosi masën arrest me burg ndaj dy të arrestuarve. /abcnews.al/