Burg për Kreshnik Kurtin/ “Shitësit e floririt” pastronin para, kishin 2 kompani fiktive në Itali dhe Shqipëri

schedule16:03 - 30 Prill, 2023

schedule 16:03 - 30 Prill, 2023

Nga Ermal Vija

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Kreshnik Kurti, i arrestuar për akuzën e pastrimit të parave nepërmjet aktivitetit të shitjes së floririt. Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se Kurti në bashkëpunim me Kejda Kurtin dhe 2 shtetas Italianë, që janë shpallur në kërkim, ishin pjesë e një skeme për futjen e sasive monetare në Shqipëri por që nuk dihet burimi i tyre.

Sipas dosjes hetimore që ABC News e disponin, aktiviteti i paligjshëm kryhej me anë të dy kompanive, njëra me adresë në shtetin Italian dhe tjetra në Shqipëri, ku këta persona bënin të mundur transferta monetare që nuk kapeshin nga organet e pastrimit të parave. Bëhet fjalë për kompaninë shqiptare me emrin Tirana Bullion, që në të vërtetë kryente vetëm veprime fiktive. Sipas hetimeve këta persona deklaronin shitje-blerje fiktive të floririt në Itali, edhe pse nuk kishin asnjë magazinë apo pikë të zhvillimit të aktivitetit dhe me anë të këtyre faturave, dërgonin nga bankat italiane në bankat shqiptare vlera monetare. Këto shuma parash që shkonin në disa milionë, për 6 muaj janë tërhequr kesh në Shqipëri dhe nuk dihet se ku janë investuar. Shqipëria po bashkëpuinon me autoritetet italiane për të bërë të mundur identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij aktiviteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!