Burg për dy vëllezërit Santilno dhe Tesilvan Basho

schedule15:28 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:28 - 19 Tetor, 2019

Burg për dy vëllezërit Santilno dhe Tesilvan Basho të njohur si anëtarë të grupit kriminal të Llanajve në Vlorë. Seancë për Bashot është zhvilluar e ndarë pasi për Tesin masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Vlorës. Ndërsa për Santilon nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Tesi akuzohet për një sërë veprash penale, me e fundit për gjobvënie ndaj dajës së tij.

Të akuzuar nga daja i mamasë së tyre për  gjobvënie, lihen në qeli dy vëllezërit Santilno dhe Tesilvan Bashon njohur i Tesi, anëtar të bandës së Llanajve në Vlorë. Seanca për dy vëllezërit është zhvilluar e ndarë. Për Tesin masat e sigurisë janë caktuar në  Gjykatën e Vlorës, e cila është blinduar nga forca të shumta policie, për shkak të rezikshmërisë që ka.

I dyshuari është shoqëruar nga forcat Renea për në sallën e gjyqit. Ndërsa për Satilnon masa u caktua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie. 38-vjeçari Tesi Basho është njohur me 3 masa sigurie në gjykatën e qytetit bregdetare, atë për ekstradimin drejt autoriteteve italiane ku është i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dy prostitutave, në 2016, vitin në të cilin ka mundur edhe të  arratiset nga burgu, gjithashtu për akuzat e kultivimit të narkotikëve, armëmbajtje pa leje, falsifikim të vulave, stampave apo formularëve  i akuzuar nga autoritete tona.

Gjykata e Vlorës i ka hapur rrugë ekstradimit të Tesi Bashos, por vendimi përfundimtarë është në dorë të Ministrisë së Drejtësisë. Në ditët në vijim, pritet ti caktohet një masë e 4 sigurie Tesi Bashos nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën ‘shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie’. Dy vëllezërit Basho kanë gjobitur dajën e mamasë së tyre, biznesmenin Sulejman Hoxha më 100 mijë euro.

Burime nga Gjykata e Vlorës kanë konfirmuar se gjatë gjithë seancës Tesi Basho ka qëndruar në heshtje të plotë, duke mos dhënë asnjë deklaratë rreth akuzave të ngritura ndaj tij. Ndërsa i vëllai Santilno i ka mohuar akuzat pasi sipas tij ato para i takonin për shkak të një toke të përbashkët.

33-vjeçari deklaroi para gjykatës se më dajën ka marrëdhënie të mira dhe se ka ditë që ai e ka kallëzuar në polici, sipas tij daja i ka deklaruar se nëse Santilno do të arrestohej, ai do të dëshmonte në polici se ky i fundit s’ka lidhje me këtë gjë.

Sipas 33-vjeçarit Santilno Basho ky konflikt është zgjidhur nga familjet e tyre. Pas përfundimi të seancës avokati i Santoli Bashos, Skender Demiraj është shprehur se i mbrojturi prej tij nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Tesi Basho dyshohet  se ka marrë pjese në atentatin ku mbeti i plagosur Mikel Mehmeti në Janar të 2019 në qytetin e Vlorës, gjithashtu anëtari i bandës së “Llanajve” dyshohet të jetë autori i vrasjes së Laver Tozaj në Gusht të këtij viti./ABC News Albania