Burg për dhëndrin e Berishës, avokati: Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët, po cënohet parimi i sigurisë juridike

schedule20:10 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:10 - 23 Tetor, 2023

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe masën detyrim paraqitje për ortakun e tij, Fatmir Bektashi, të cilët akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me kompleksin “Partizani”.

Avokati Klodian Skënderi pas përfundimit të seancës, foli për mediat, ku shpreh se personat në hetim janë  përballë një marrëdhënie juridike – civile të pastër.

“Personat nën hetim janë përballë një  marrëdhënie juridiko -civile të pastër. Nuk mundet të aludohet, nëpërmjet disa ligjeve apo VKM-ve që as janë atakuar në kohë, e as janë kundërshtuar të pretendohet kryerja e veprave penale” tha ai.

Sa i përket fakti se Berisha që kohës që ishte kryeministër, ka vendosur strukturat e shtetit në favor të dhëndrit të tij, avokati e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka shtuar se standardi i provueshmërisë në këtë rast është shumë i ulët, ndërsa thekson se në këtë vend po cënohet parimi i sigurisë juridike.

“Qëndrimi jonë në raport me akuzat është një qëndrim mohues. Këtë e them me bindje pasi kemi parë aq sa mundëm fashikujt në gjykatë. Të akuzosh një familje të vjetër tiranase që është familja Begeja që ka lidhur një kontratë me një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme.

Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe në këtë vend po cenohet parimi i sigurisë juridike” përfundoi avokati.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!