Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë. Pronari Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në qeli pa afat.
Gazetari i ABC, Leonidha Musai mëson detaje të reja nga “hileja” që përdorte pronari dhe shoferi për të kaluan heroinën në portin e Durrësit. Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër.
Lexo edhe: Hoxha “zbërthen” linjën nga Afganistani: Dy shtetet që furnizon “brand”-i shqiptar i heroinës
Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se të futej në traget, shoferi niste skemën e inskenimit, bënte sikur i prishej koka kamionit, që zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më.
Kjo skemë është përdorur disa herë, sipas burimeve nga hetimet. Por të dielën u zbulua në bazë të informacioneve në rrugë operative./ Abcnews.al