Një shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia britanike. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Suad Sufaj, i cili është ndalur nga policia më 26 Shtator të vitit të kaluar. Atij iu gjet dhe sekuestrua në banesë dhe makinë një sasi prej 9.5 kg kokainë, vlera e së cilës arrite në gati 1 milion dollarë. Suad Sufaj, 26 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa udhëtoi në një makinë përgjatë rrugës Bowes Road, në Enfield, në veri të Londrës. Shqiptari u deklarua fajtor për tregtim të lëndës narkotike dhe u dënua nga gjë gjykatë në Britani. Pas dënimit të tij Sufaj do të deportohet drejt Shqipërisë./abcnews.al