Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg në Angli. Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për 39-vjeçarin Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për kultivim dhe rritje kanabisi në një shtëpi në Gloucester.
Prokurori i çështjes Brendan Moorhouse tha se: “Çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuat për rritjen e kanabisit. Ai u ndalua më 30 nëntor të vitit të kaluar. Policia kishte sekuestruar gjithësej 166 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Policia vlerësoi se nga shitja e lëndës narkotike do të përfitohej një vlerë prej 132,720 euro”.
Ndërsa në gjykatë u tha së Hysenlikaj ishte thjesht një “kopshtar” dhe nuk kishte një rol kyç.
Avokati mbrojtës, Gareth James tha: “Ai është një shqiptar që erdhi këtu verën e vitit që lamë pas. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte ai nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye ai u detyrua që të punonte aty dhe të sigurohte një strehë. Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”.
Ndërsa, gjykatësi shtoi: “Ai nuk është i mitur që të përdorej nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit ai do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj”. /abcnews.al