Java e 28-të e Bundesligës u mbyll sot, me 4 ndeshjet që sapo u mbyllën të orës 20:30. Rezultati më surprizues ishte humbja e Schalke, e cila u përmbys në vetëm 2 minuta nga Dusseldorf.
Ishin “Mbretërorët Blu” ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të McKennie në minutën e 53-të, por në vetëm 2 minuta, u përmbysën nga modestët vendas. Golat nga Hennings dhe Karaman (61’ 63’) vendosën fatet e sfidës.
Hoffenhaim është rikthyer te suksesi, pasi mposhti me rezultatin 3-1 ekipin e Koln. Baumgartner në minutën e 11-të hapi serinë e golave, për të shënuar sërish në minutën e parë të pjesës së dytë. Zuber siguroi fitoren e vendasve.
Takimi mes Ausburg dhe Paderborn u mbyll i bardhë pa gola, me dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Ndërsa Union Berlin dhe Mainz arritën të shënonin nga një gol, por në fund nuk arritën të dalin me pikë të plotë, duke ndarë gjithashtu nga një pikë.
Bundesliga, java 28
Ausburg – Paderborn 0-0
Dusseldorf – Schalke 2-1
Hennings 61’, Karaman 63’ / McKennie 53’
Hoffeinhaim – Koln 3-1
Baumgartner 11’ 46’, Zuber 48’ / Kainz 60’
Union Berlin – Mainz 1-1
Ingvartsen 33’ / Baku 13’