Bundesliga/ Mbyllet në “paqe” përplasja e “gjigantëve”, Bayern dhe Leverkusen ndajnë pikët në “Allianz Arena”

schedule20:26 - 28 Shtator, 2024

schedule 20:26 - 28 Shtator, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare, vetëm se në fund gjithçka u ndal në shifrat 1-1.

“Bavarezët” e Bayern Munich kanë “testuar” për herë të parë veten këtë sezon, teksa pritën në “Allianz Arena”, kampionët në fuqi të Bundesliga, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, me ndeshjen që mund të thuhet se u dominua nga djemtë e Vincent Kompany.

Pavarësisht dominimit “të kuq”, të parët që e morën avantazhin ishin kampionët e Xabi Alonso, me “shkatërruesin” e mesfushës, Roman Andrich, që dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Granit Xhakës, duke marrë për vetëm 8 minuta avantazhin në duar, teksa në të 39’-n minutë, talenti gjerman Aleksandar Pavlovic barazon shifrat me një goditje spektakolare.

Pavarësisht se golat erdhën shumë herë dhe “Bavarezët” dominuan totalisht duke patur rreth 19 raste shënimi, sërish “gjigantët” e futbollit gjerman, nuk arritën të siguronin 3 pikët.

Megjithatë, pavarësisht se u ndalën në vetëm 1 pikë, sërish “Bavarezët” e Bayern Munich qëndrojnë në vendin e parë të tabelës, me 13 pikë, dy më shumë se Leipzig i vendit të dytë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!