Ishin padyshim përballje të mëdha, ku pati edhe goxha rezultate surprizuese.
Pas barazimit mes Mainz e Borussia Monchengladbach, sfidë që çeli siparin e javës së 8-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, mesditën e kësaj të shtune janë zhvilluar edhe 5 ndeshje të tjera, të vlefshme, po për këtë javë.
Kështu, skuadra e RB Leipzig ka vijuar serinë e fitoreve të elitë, me djemtë e teknikut Marco Rose, që mundën 3-1 në shtëpi, skuadrën e Freiburg, me këta të fundit që gjetën golin e parë të sfidës falë Ritsu Doan, mirëpo vendasit përmbysën gjithçka me Opena, Geertruida e Orban në fraksionin e dytë të lojës, duke siguruar tre pikëshin e radhës.
Totalisht i kundërt ishte fati për “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët u mundën me rezultatin e ngushtë 2-1 nga skuadra e Augsburg, me Donyell Malen që gjeti golin e parë për nënkampionët e Evropës, megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke mbyllur gjithçka me fitoren e tyre, pas dopietës së Alexis Claude-Maurice.
Ndërkaq, në sfida të tjera, Stuttgart fitoi 2-1 ndaj Holstein Kiel, ndërsa St. Pauli barazoi 0-0 me skuadrën e Wolfsburg. /i.m /abcnews.al