Një rezultat i tillë mjaftoi për të ulur goxha mundësitë e fitimit të titullit të parë kampion në Bundesliga.
“Demat” e RB Leipzig kanë bërë një hap “fal” pasditen e kësaj të shtune, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut nuk shkuan më se barazimi 0-0, ndaj Borussia Monchengladbach, pavarësisht rasteve të shumta të shënimit, nga Lois Openda, Poulsen, Christoph Baumgartner dhe “ylli” slloven, Bejnamin Sesko.
Falë këtij rezultati, “Demat” e Marco Rose ngjiten në kuotën e 21 pikëve dhe tashmë mbeten 5 pikë pas “Bavarezëve” të Bayern Munich, ndërsa skuadra e Borussia Monchengladbach mbetet në vendin e 9-të të tabelës me 14 pikë. /i.m /abcnews.al