Ende janë larg vendit të parë, ama rëndësi ka që po rigjejnë formën e sezonit të shkuar.
“Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur një tjetër fitore të madhe në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, teksa mesditën e kësaj të shtune mundën me rezultatin e ngushtë, 2-1, transfertën e Union Berlin.
Frimpong çeli siparin e golave për djemtë e teknikut Xabi Alonso, që në minutën e 2’-të të sfidës, ndërsa për të vulosur rezultatin përfundimtar menduan Jeaon Woo-Yeong, i cili barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 29’-të e më pas “bomberi” çek Patrick Schick në pjesën e dytë pas një pasimi perfekt të Florian Wirtz.
Në krahun tjetër, Wolfsburg ka turpëruar me 5 gola “Demat” e Leipzig, pikërisht në stadiumin e këtyre të fundit, ku protagonist në golat e miqve ishin Mohamed Amoura, me një dopietë, Tomas, Maehle e Kevin Behrens, ndërsa për vendasit golin e “nderit” e shënoi Willy Organ në minutën e 82’-të të sfidës.
Ndërkaq, në sfida të tjera të mesditës Augsburg fitoi 1-0 ndaj Bochum, Freiburg mundi 3-1 Borussia Monchengladbach, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Stuttgart. /i.m /abcnews.al