Buna mbushet me pula me salmonelë, malazezët në alarm

schedule08:06 - 11 Tetor, 2019

schedule 08:06 - 11 Tetor, 2019

Bregu i lumit Buna për rreth tre kilometra nga grykëderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është i mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura. Pala malazeze akuzon se shpezët e infektuara me salmonelë janë nga Shqipëria.

Për të parë nga afër situatën në terren zbarkuan ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë të Malit të Zi. Drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi Vesna Dakoviç deklaroi se  ky është një problem ndërkufitar për faktin se në pjesën e Malit të Zi në një territor të gjerë nuk ka ferma kafshësh e as pulari.

Ndërkohë ka nisur aksioni i pastrimit të lumit Buna nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në grykëderdhje të lumit Buna shfaqen pula të ngordhura të mbështjella me qese plasmasi.

Nga sa mësohet qeveria e Malit të Zi gjatë këtij viti për shkak të ndotjes së lumit Buna i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!