Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e shkarkimet në të gjithë Shkodrën

schedule08:45 - 11 Shkurt, 2021

schedule 08:45 - 11 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit, ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.  Në territorin e Bashkisë Shkodër, është rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Sipas përditësimit të bërë nga bashkia deri në orën 07.00 të ditës së sotme, lumi Buna ka dalë nga shtrati.

Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Po ashtu, ka rritje të prurjeve të lumit Drin.

Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera. Gjatë natë forcat zjarrfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave. sb/abcnews.al/