Shkodra vijon të jetë një ndër qarqet me problematikën më të madhe për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC se tek Ura Vjetër e Bunës dhe niveli i ujit në liqen ka pësuar rritje që janë të frikshme, niveli tashmë ka kaluar në kuotat maksimale.
Ndër të tjera ai bën me dije se prurjet e lumenjve në liqen janë shumë të mëdha këtë e kanë konfirmuar edhe pala malazese. Ku theksojnë se prurjet e lumenjve në pjesën veriore të liqenit janë të mëdha.
Rreziku në zonën e nën Shkodrës, përveç liqenit janë të rrezikuara edhe nga shkarkimi nga ana e hidrocentraleve dhe nga prurjet e lumenjve.
Fshati Obot dhe zona e Dajçit vijojnë që të jenë më problematiket për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të ditëve të fundit.
Ndërkohë fatmirësisht deri më tani mësohet se për shkak të përmbytjeve akoma nuk ka banorë të evakuuar. /abcnews.al