‘Bumi’ turistik, Rama: Nami i mirë në botë mund të na kthehet në ‘boomerang’, nëse nuk do jemi të përgatitur vitin e ardhshëm

schedule18:06 - 3 Tetor, 2023

schedule 18:06 - 3 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria përjetoi një ‘bum’ turistik në sezonin veror.

Gjatë një aktiviteti ku u diskutua për bilancin e sezonit turistik veror, Rama u shpreh se nami i mirë i Shqipërisë në botë, mund të kthehet në ‘boomerang’ vitin e ardhshëm.

Kjo sipas kreut të qeverisë, nëse vendi nuk do të jetë i përgatitur për të për të përballuar një kërkesë, që do të jetë edhe më e madhe.

“Kjo, sot më shumë sesa përmbyllja e sezonit turistik veror, është hapja e një procesi diskutimi që ne do ta vazhdojmë me të gjitha grupet e përfshira në përpjekjen e përbashkët për ta kthyer Shqipërinë e vitit 2030, në një vend kampion të turizmit në rajonin tonë. Gjithçka kemi dëshmuar në këtë sezon, është rezultat i një pune këmbëngulëse, i një numri të konsiderueshëm faktorësh, por edhe një arritje e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë që të ndjehemi suikur kemi arritur vërtet, është vetëm një stacion në një rrugë e cila është ende e përpjetë. Faktikisht, bumi turistik i këtij viti, përtej të gjithë efekteve të jashtëzakonshme pozitive, na vuri përpara edhe sfida të mprehta që ne duhet t’i fillojmë t’i adresojmë menjëherë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm, se rreziku që i gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në boomerang në vitin në vijim apo në 2-3 vitet në vijim është real.  Mund të kthehet në boomerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë, që padiskutim do të jetë edhe më i madh vitin e ardhshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!