Bumçi: PD më e bashkuar sot se para 6 marsit

schedule21:22 - 12 Prill, 2022

schedule 21:22 - 12 Prill, 2022

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, aktualisht anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar situatën politike në PD.

Bumçi tha se PD që prej 6 marsit është më e bashkuar. Sipas tij në 6 mars demokratët kuptuan se kush e ka shumicën në parti.

Pjesë nga diskutimi:

Bumçi: PD është më e bashkuar sot se sa ishte para 6 marsit. Faktet janë këto ishin dy realitete ku kishim një shumicë shumë të qartë konfirmuar në 11 dhjetor, dhe nga ana tjetër Lulzim Basha i cili nuk njihte realitetin. Në 6 mars diferenca e votave ishte më shumë se dyfishi në favorin tonë edhe pse ata kishin logon, siç dihet botërisht qytetarët shkojnë votojnë logon, edhe në 25 prill kishte vota për logon jo për kandidatët. Në 6 mars Basha mori 26 mijë vota, ne morën 60 mijë vota.

Nazarko: Bashkë me LSI-në?

Bumçi: Po nëse thuhet se e mundi LSI-në dhe ata dolën të tretët, atëherë…

Xhafo: A është aq e bashkuar sa prisnim?

Bumçi: Në 6 mars rezultati bëri që grupi parlamentar t’i kërkonte dorëheqjen zotit Basha, i cili edhe pse donte të qëndronte u detyrua të largohej. Zoti Alibeaj nuk ftoi në mbledhjen e parë jo vetëm zotin Berisha por të gjithë deputetët e përjashtuar, pra Alibeaj po vijon të njëjtën frymë zi zoti Basha. Por sot grupi po mblidhet, duhet të kemi durim për bashkimin. Është krijuar një çarje dhe duhet një farë kohe. Edhe në 2005-n bashkimi nuk u arrit në një moment, kërkoi kohë. Unë kam besim që ajo vetëdije e grupit që në 6 mars pati një rezultat që tregoi kush është shumica.

/Abcbnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!