Bumçi: Basha nuk donte tryezë për zgjidhjen e krizës; Kikia: Vetëm një mrekulli e shpëton PD-në

schedule12:44 - 17 Nëntor, 2021

schedule 12:44 - 17 Nëntor, 2021

Anëtari i kryesisë PD, Aldo Bumçi këtë të mërkurë i ftuar në ABC Live ka komentuar zhvillimet politike në parti, ku pritet që në muajin dhjetor të zhvillohen dy kuvende të thirrur një nga kryetari dhe një nga ish lideri.

Bumçi në fjalën e tij ka theksuar se e gjithë kriza brenda PD-së ka nisur pas humbjes dy herë në zgjedhjet e përgjithshme të Lulzim Bashës, e cila ka çuar në rënien e besueshmërisë.

Ndër të tjera ai është shprehur se kryedemokrati vjen pas humbjes 8 vjeçare dhe lënies së betejës së zgjedhjeve nuk futi në krizë Ramën por opozitën.

“Burimi i krizës është humbja se ka rënie besueshmërie. Në 2099 me një raport ndër më të mirët të zgjedhjeve në Shqipëri.  Basha vjen pas humbjes 8 vjeçare dhe lënies së betejës së zgjedhjeve nuk futi në krizë Ramën por opozitën. Ne donim zgjidhjen në institucione, por ai nuk e pranoi një gjë të tillë, ky njeri çfarë zgjidhje i jep partisë kur thotë se nuk e njef kuvendin, filloi firmat, janë  mbi 4200 firma, ai bën një tjetër mbledhë dhe bën sikur ato nuk ekzistojnë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera gjatë bisedës në studio Bumçi është përplasur me të ftuarit në studio, ku analisti Vangjeli i ka thënë Bumçit se Berisha është shumë me mirë se Salianji.

“Është më mirë Saliu se Salianji”, ka thënë Vangjeli.

Gjithashtu dy të ftuarit kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe përsa i përket thirrjes së dy kuvendeve, ku Bumçi është shprehur se një zhvillim i tillë nuk do të thotë se partia është e ndarë në dysh.

Pjesë nga diskutimi:

Aldo Bumçi : Te dy kuvendet dhe te projektet, duken dy parti që thonë se duken se të dy thonë se janë demokratike nuk zhduken partitë nëse nuk kanë kryetarë. Ne do të bëhemi bashkë dhe po tregoj sesi do bëhemi. Në kuvendin e 17 korrikut kishim duartrokitje për zotin Berisha. Basha ka dy muaj që nuk del dot nga zyra, ndërsa Berisha ka marr një turn ë gjithë vendin

Lorenc Vangjeli: Në demokraci vendos shumica por jo gjithmonë ka të drejtë. Pakica mund të gjuhet dhe me gurë pir janë ato që arrijnë të sjellin dhe ndryshimin.

Aldo Bumçi :  Basha nuk ka një projekt bashkues, nuk afroi askënd nga ato që largoi në 8 vite, ndërsa Berisha ftoi të gjithë, dhe ato që u nda që në ’97, Genc Pollo, Genc Ruli, Eduart Islami, Arben Imami etj, ai tregoi se e tejkalon vetveten, ndërsa Basha nuk e ka bërë këtë gjë. Unë Berishën e shikoj si një figurë tranzitore të pazëvendësueshme.

Gjithashtu debat në lidhje me zhvillimet në PD ka pasur edhe mes Mentor Kikias dhe Bumçit, ku gazetari është shprehur se fakt është se tashmë në PD ka dy kuvende, dhe bisedimet në tryezë është e vështirë që të zgjidhin krizën.

Sipas tij vetëm zgjedhjet në PD dhe largimi i Bashës dhe Berishës do të ishte shpëtim për partinë.

Mentor Kikia : Ajo që duhet të ngremë është se çfarë po ndodh. Kemi dy kuvende të njoftuar publikisht, me letra ose jo do të mblidhen të dy dhe do të prodhojnë nga një realitet politik. Në kuvendin e Berishës do të hapet një proces zgjedhor, ndërsa te i Bashës jo. Për ti dhënë një përgjigje të gjithë idesë që po fryhet se ai i datës 11 do të jetë një miting, unë druaj pasi një Berishë që e njohim të gjithë ai kuvend mund të marrë trajtën e një mitingu. Çfarë pritet nga kuvendi i datës 11 dhjetor.

Aldo Bumçi:  Cili është projekti i Berishës dhe atyre që e mbështesim, projekti nuk është që Basha të rrije në krye të PD-së dhe të vdesë si një i moshuar ngadalë ndërsa Berisha po fton të larguarit dhe Basha të rrije pjesë e ekipit. Ai dha shembujt e bashkimit të 2003-2005 ku ftoi të gjithë të larguarit, të ftojë të gjithë mbështetësit në diasporë. Basha ka dhënë shembullin e konsorvatorit.

Mentor Kikia : Nuk ka më arsye për të konfirmuar prezencën e Berishës, ai e tregoi atë.

Aldo Bumçi: Ne duam që bashkë me Bashën të jemi ekip. Basha është deputet kryetar partie dhe ka treguar se kur Berisha është afruar me të tjerë që është ndarë shumë keq kjo nuk është asgjë.

Mentor Kikia: A do të bëjë kuvendi një agjendë?

Aldo Bumçi: Statuti i ri i PD-së dhe ai kuvend i hap rrugë të gjithëve atyre që e kanë bërë atë parti, të gjithë. Nuk janë dakord me Berishën, nuk e përcakton ai karrierën e tij, por duhet të ruajnë një autonomi franksionin brenda partisë.

Lorenc Vangjeli: PD-ja është sëmurë kuro që po i ofron doktori e vret pacientin. Pse nuk bëni një kuvend të përbashkët, me 21 me 25.

Aldo Bumçi: Paloka ofroi një zgjidhje që përfaqësuesit e dy pakëve të uleshin dhe të merrnin një vendim në tryezë.

Mentor Kikia: Nuk zgjidhet më në tryezë një gjë e tillë

Aldo Bumçi: Pse nuk zgjidhet Mentor?

Mentor Kikia: Vetëm një mrekulli e shpëton PD-në një proces zgjedhor që largon Bashën dhe Berishën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!