Bulqizë, mbi 100 banorë me shenja helmimi

schedule10:01 - 6 Maj, 2019

schedule 10:01 - 6 Maj, 2019

Edhe gjatë natës banorë të Bulqizës kërkuan ndihmë mjekësore në spital për shkak të shenjave të helmimit. Sipas informacionit nga spitali deri në mesnatë u regjistruan 104 raste, por shqetësimet e pacientëve kanë qenë më të lehta. Uji i pijshëm dyshohet si shkak i helmimit të banorëve të lagjes së sipërme të qytetit të Bulqizës.

Aty ku ndodhet burimi  sipas gazetarit Neki Feta punohet për nxjerrjen e kromit. Ndaj dyshohet që gazrat helmuese që çlirohen gjatë shpërthimeve me tritol, mund të jenë përzjerë me ujin e pijshëm.

Ndërkohë Shefja e Shërbimit Epidemiologjisë Jetmira Kera tha se nga analizat rezultoi që uji nuk ka ndotje biologjike, por mund të ketë ndotje, të cilat nuk dalin nga ky laborator. Kurse nëpër qytet janë shpërndarë fletushka, ku i bëhet thirrje banorëve të mos përdorin ujin e ujësjellësit, por i kërkojnë bashkisë t’i furnizojë me autobote.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!