Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Një person ka humbur jetën dhe dy persona janë plagosur si pasojë e një krimi në familje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjoricë të njësisë Administrative Topojan të Bulqizës.
Në tentativë për ta kthyer me forcë në shtëpi ish-gruan e tij një 34 vjeçar mberi i vrarë në Gjoricë të Dibrës. Viktima Adriatik Jella u godit pas kokë nga vjehrri Veli Çidhnaku, 68 vjeç, i cili tashmë është në pranga. Në arrest janë dhe dy persona të tjerë të cilët janë përleshur me thika me viktimën.
“Ka ardh viktima dhe u ka bë terror atyre edhe në fund ai është ndesh me mikun e tij Flamur Delishin dhe e ka qëllu me thikë edhe në qafë dhe dy herë në brinjë”.
Ngjarja nisi të enjten në Maqellarë. Viktima Jella kishte masakruar në një lokal të këtij fshati ish-kunatin e tij, duke i prerë me thikë hundën dhe veshët.
Ai e ka lënë aty, dhe në darkë ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij për të marrë me forcë gruan e cila ishte larguar për shkak të dhunës. Madje për këtë ajo kishte një urdhër mbrojtjeje, por që duket nuk e ka kufizuar viktimën.
“Bashkëshorten e ka lënë ka nja 3 muaj dhe për këtë arsye janë problemet”.
Kur shkoi në shtëpinë e vjehrrit të tij, Jella u përball me baxhanakun dhe vëllain e tij. Aty ka rinisur sherri dhe përplasja me thika.
Policia thotë se Flamur Delishi dhe Baftjar Çidhnaku u plagosën. Kurse Adriatk Jella mbeti i vdekur pasi u godit me sëpatë pas koke. Për këtë akuzohet kryefamiljari, ish vjehrri i viktimës. Të tre personat janë në arrest në policinë e Bulqizës./abcnews.al