Bullizmi në politikë, Serjani: Fushata filloi me terma jo të këndshëm për minoritete të caktuara

schedule19:21 - 12 Prill, 2023

schedule 19:21 - 12 Prill, 2023

TIRANË– Me nisjen e fushatës elektorale shtohen dhe sulmet politike nga të gjitha kahet. Nuk janë të pakta rastet kur politikanët tejkalojnë limitet duke përdorur etiketime pezhorative për kundërshtarin, por edhe brenda llojit.

Një deklaratë e Berishës ditën e djeshme për kandidatin e foltores për Tiranën, Belind Këlliçin teksa e cilësoi si “esmer” është komentuar ashpër nga qytetarët. Disa prej tyre e konsideruan si gjuhë urrejtjeje.

Juristi për drejtësi sociale, Gentian Serjani, tha se është e papranueshme kur shikon se si politikanët përdorin gjuhë me karakter përbuzës. Ai tha se gjuha e Berishës ishte e tepruar dhe përbuzëse ndaj komuniteteve të caktuara.

“Më vjen keq që fushata filloi me terma jo të këndshëm për minoritete të caktuara, që janë pjesë e shoqërisë shqiptare. Nuk mund të themi se është gjuhë urrejtjeje, por gjuhë përbuzëse, ndaj do doja fort, që kjo fushatë të shmangë gjuhën e linçimit ndaj minoriteteve. Padyshim që është në tejkalim.”, tha ai për ABC News./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!