Bullgaria nis ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz natyror në Serbi

schedule15:16 - 1 Shkurt, 2023

schedule 15:16 - 1 Shkurt, 2023

Bullgaria ka nisur sot ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror  në Serbi, dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në Europën Juglindore.

Pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Europë pas fillimit të luftës së saj në Ukrainë, vendet europiane po kërkojnë furnizues alternativë dhe po kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën energjetike.

Tubacioni 170 kilometra i gazit, i cili do të kalojë nga qyteti bullgar i Novi Iskarit në Nish në Serbi, pritet të jetë funksional deri në fund të vitit, tha ministri bullgar i energjisë Rosen Hristov.

Bullgaria, e cila po studion projektin që nga viti 2012, planifikon të ketë gati pjesën 62 kilometra të gazsjellësit në territorin e saj deri në fund të tetorit. Serbia, e cila filloi ndërtimin shkurtin e kaluar, do të ketë përfunduar gjithashtu pjesën e saj të tubacionit deri në vjeshtë, thanë zyrtarët.

“Ky program i jep mundësi të reja rajonit për diversifikim të mirëfilltë dhe siguri të furnizimit,” tha presidenti bullgar Rumen Radev tha në ceremoninë e hapjes, ku mori pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne po fitojmë akses të zgjeruar në tregjet europiane. Serbia po fiton akses në burime të reja gazi, që vijnë nga Korridori Jugor i Gazit Natyror dhe terminalet për gazin natyror të lëngshëm në Egje,” shtoi presidenti bullgar.

Aktualisht, gazsjellësi i vetëm ndërmjet dy vendeve transporton gazin rus në Serbi nga gazsjellësi TurkStream.

Tubacioni i ri, i cili financohet pjesërisht me ndihmën e Bashkimit Europian, do t’i japë Serbisë akses në furnizimet jo-ruse nga Korridori Jugor i Gazit Natyror dhe nga terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Greqi dhe Turqi.

Tubacioni, i cili do të lejojë rrjedhjen e gazit në të dy drejtimet, do të diversifikojë rrugët që lidhin Bullgarinë me rrjetin europian të gazit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!