Bullgaria me trajner të ri, Balakov dha dorëheqjen pas kritikave

schedule16:31 - 21 Tetor, 2019

schedule 16:31 - 21 Tetor, 2019

Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bullgarisë, pas ndeshjes me shumë polemika kundër Anglisë. Ajo humbje 0-6, por dhe incidentet me racizmin i kanë kushtuar stolin trajnerit Balakov, i cili është zëvendësuar nga Georgy Dermendzhiev.

Federata Bullgare e Futbollit, zyrtarizoi afrimin e Dermendzhiev në krye të pankinës së kombëtares, me anë të një njoftimi zyrtar: “Georgy Dermendzhiev është trajneri i ri i kombëtares së Bullgarisë. Akordi është arritur dhe ai do të jetë pasuesi i Balakov. Finalizimi i dokumenteve do të mbyllet nesër”.

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë disa ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes së medieve botërore, por dhe të UEFA-s, për shkak të disa tifozëve bullgarë në stadium, që përdorën kore raciste dhe ofendime kundrejt lojtarëve të Anglisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!