Bullgaria pritet t’i japë rreth 150,000 vaksina anti-Covid fqinjëve të saj, sipas një deklaratë të ministrit të shëndetësisë Stoicho Katsarov.
Bullgaria, është vendi me numrin më të ulët të të vaksinuarve në Bashkimin Europian, por Katsarov tha se vendi pritet të marrë rreth 13 milion doza nga BE deri në fund të vitit dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë vendet e tjera.
“Ne do t’u shpërndajmë deri në 150,000 doza fqinjëve tanë të Ballkanit Perëndimor,” tha Katsarov, duke shtuar se Sofja ka marrë kërkesa nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja./abcnews.al