“Bullafiqi po vdes duke dhj*rë”, mjeku i Maradonës del zbuluar

schedule09:59 - 1 Shkurt, 2021

schedule 09:59 - 1 Shkurt, 2021

Maradona më 25 nëntor pësoi një arrest kardiak, që i shkaktoi vdekjen dhe pas kësaj shumë dyshime lindën në lidhje me mjekimin e tij dhe protokollin e ndjekur nga mjekët.

Mjeku neurokirurg, Leopoldo Luque është në vëmendje të medieve dhe së fundmi edhe prokurorisë. Në Argjentinë kanë mundur të gjejnë dhe publikojnë biseda të mjekut të Maradonës në ditën e vdekjes së ish-yllit të Napolit.

 

Sapo ai ka marrë vesh lajmin e vdekjes së Maradonas përmes medieve, është nisur drejt banesës së Diegos në Tigres, Buenos Aires. Gjatë rrugës për atje ai ka pasur një bisedë të gjatë me kolegen e tij, Agustina Cosachov, e cila është psikiatrja, që ka ndjekur Diegon.

Luque në audio duket më i shqetësuar për reagimin e familjarëve të Maradonës kundrejt tij, sesa për vdekjen e pacientit të tij më të rëndësishëm. Ai fillimisht i kërkon Cosachov, që ta informojë vazhdimisht për lëvizjet e familjarëve të Diegos.

“Më informo menjëherë për lëvizjet e tyre. Qëndro e qetë Agustina, bëmë gjithçka që mundëm. Familja është në dijeni të situatës, ata e dinin se ai ishte pacient i vështirë. E vetmja gjë që mund të të kërkoj tani është të më paralajmërosh nëse ata janë zemëruar dhe të më tregosh ku janë”, i thotë Luque Agostinas.

 

Agustina Cosachov, majtas.

Më pas Luque kontakton edhe një tjetër koleg të tij, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai e pyet Luque nëse janë të vërteta lajmet e dala në medie për vdekjen e Maradonas. “Bullafiqi do të vdesë duke dhj*rë”, i përgjigjet ai kolegut të tij gjatë bisedës. Më pas Luque shprehet: “Duket se pësoi arrest kardiak të frymëmarrjes, po shkoj atje”.

Ndërkohë pas këtyre audiove të publikuara ka reaguar vajza e Diegos, Dalma. Ajo përmes një postimi në Twitter përveç doktorit, akuzon edhe avokatin e Maradonës, Matias Morla të cilit i ngarkon përgjegjësinë e të zgjedhurit të Luque si mjek i babait të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!