Bukuritë natyrore shqiptare/ Rama në Berlin: Kemi gjithçka që dëshiron të ketë një qenie njerëzore

schedule11:09 - 3 Mars, 2025

schedule 11:09 - 3 Mars, 2025

BERLIN– Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria është përzgjedhur si “vendi i nderit”, u shpreh se turistët  duhet të vijnë për të eksploruar vendin tonën të gjithë larmishmërinë e tij.

“Do të vijnë për ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjerra si rafting në lumenj dhe kështu.  Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër”, tha ai.

Ai tregoi pasurinë natyrore të Shqipërinë, e cila sipas kryeministrit e bën një vend unik dhe shumë tërheqës për turistët.

“Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët”, tha  ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!