Bukë me listë, familjet e Beratit në kufijtë e mbijetesës, banorët: Jemi të detyruar, do ushqejmë fëmijët

schedule13:53 - 31 Korrik, 2020

schedule 13:53 - 31 Korrik, 2020

Kjo nuk është fletore e zakonshme shënimesh, por lista e gjatë borxheve të banorëve të Beratit.

Shlyerja nuk bëhet as brenda ditës, as brenda javës, e në shumë raste edhe me muaj.

Banorët shprehen se nuk e duan një gjë të tillë, por janë të detyruar, pasi kanë fëmijët për të ushqyer.

“Po marrim me listë, po vuajmë, kam mbledhur bidona, kanaçe. I shes dhe laj borxhet”, shprehet një qytetare.

Po ashtu një tjetër qytetar thotë se e ka shumë të vështirë dhe me pandeminë situata u përkeqësua.

“Unë marr 13 mijë lekë të reja në muaj. Jam familjar, jemi katër pjesëtarë në familje. Vetë jam invalid. Me keq s’ka ku të shkojë. Kur ndodhi pandemia, nuk kujtua njeri për ne. Lista ka shkuar sa nuk mban më”, shprehet ai.

Pandemia i dha një goditje tjetër familjeve të varfra beratase.

“Ku do të ushqehen njerëzit. Unë gjysmë pensioni marr, 35 mijë lekë, çfarë do të bëj më parë. Pandemia ndikoi më shumë, çmimet u rriten po ashtu edhe zarzavatet”, thotë qytetarja.

“Jemi pensionistë. Si gruaja edhe unë me pension jemi”, thotë një tjetër qytetar.

10 vitet e fundit në qytetin e beratit janë shtuar familjet të cilat jetojnë me të ardhura minimale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!