Bujar Nishani: Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonshme!

schedule15:17 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:17 - 28 Nëntor, 2019

Ish Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonshme.

Nishani në një postim në rrjetet sociale shkruan se gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Reagimi i plotë:.

Dikush t’i tregojë idiotit kryeministër, që kërcënon se do të mbyllë mediat, pasi na paska shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme! Qeveria nuk shpall dot Gjendje të Jashtëzakonëshme! Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik.

Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjendjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.

Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar.

Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën. Fatkeqësi e dyfishtë!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!