Budina: Revoltohuni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet, vetëm kjo mund të na shpëtojë

schedule08:37 - 20 Maj, 2020

schedule 08:37 - 20 Maj, 2020

Regjisori, aktori Edmond Budina në “ABC e mëngjesit” ka folur për përplasjet në Teatrin Kombëtar mëngjesin e së dielës, ku edhe u realizua shembja e teatrit.

Duke folur për momentin kur forcat e policisë u ndodhën në ambientet e teatrit ai theksoi së policët janë futur në teatër duke shkaktuar terror “Erdhën sikur në atë teatër ishin mafiozët më të mëdhenj”, u shpreh ai.

Gjithashtu regjisori Budina u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë,  pasi për shembja e teatrit është realizuar në kundërshtim të çdo ligji.

“Jemi akoma popull i mbetur mbrapa, duhet të kujtomë se çdo njeri ka të drejtë të protestojë të thotë mendimin e tij. Tani unë pa dyshimin  më të vogël them se jemi në diktaturë. Punonjësit e policisë mu dukën si ato fashistët që sulmojnë në mënyrë të pabesë. Këta po shkatërrojnë pasuritë e vendit. Prepotenca e këtyre pushtetarëve ka një gërshetim shumë të fortë pushte-mafia. Por e gjitha kjo histori nuk varet vetëm nga ne”, tha Budina.

Sa i përket protestës së sotme ai u shpreh se gjatë gjithë kësaj kohë insistimi i atyre njerëzve ka treguar që ja vlen të rezistosh, edhe pse numrat kanë rëndësinë e tyre.

Budina theksoi se në protestë ka ardhur të gjithë njerëzit që kanë mendësi qytetare që duan të protestojnë.

 “Ne kemi sjellë një mendësi të re, por këtej e tutje duhet një bashkë-pjesëmarrje e intelektualëve shqiptare, duhet ta marrin ata në dorë. Të vijnë të hartojnë një platformë kombëtare, të ruajmë dinjitetin tonë kombëtar që të mos e copëtojmë vendin tonë”, u shpreh ai.

Në esencën e saj lëvizja ka qenë shumë e pastër. Kjo frymë pastërtie e kësaj lëvizjeje duhet të transmetohet tek ata që do të vijën më pas.

“Shqiptarët nuk duhet të durojnë të mbyten nga betoni, zëri i shqiptarëve duhet të ndjehet. Ngrihuni, revoltohuni, bëni një mosbindje civile. Secili të bëjë pjesën tij. Kjo gjë mund ta shpëtojë Shqipërinë”, tha më tej Budina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!