BSH: Rikthehet investimi tek sipërmarrjet

schedule18:19 - 30 Tetor, 2017

schedule 18:19 - 30 Tetor, 2017

Pas individëve edhe sipërmarrjet duket se janë bërë më optimistë. Ata i janë rikthyer investimeve me financime nga bankat. Bankat kanë rritur ndjeshëm kredinë për biznese në dy muajt e fundit të vlerësuar nga Banka e Shqipërisë.

Prej dy muajsh kreditimi në vend i është rikthyer rritjes, duke paralajmëruar një rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik në vend.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të shtatorit arriti në 553 miliardë lekë 0.7.% më shumë se një muaj më parë. Ndikimin kryesor në këtë rritje vleresohet ta ketë dhënë financimi i biznesit në monedhën vendase. Financimi për bizneset u rrit gati 1% në një muaj, duke arritur në gati 340 miliardë lekë.
Rimëkëmbja e huase tek bizneset vjen pas një kohe të vakët investimesh. Investimet në sipërmarrje krijojnë shpresë jo vetëm për më shumë prodhim e çmime më të mira, por më shumë të punësuar.
Kredia për biznesin vijon të ruajë peshën më të madhe në hua, duke shënuar 61% të totalit të financimit. Sasia e parasë të financiuar në tërësi mbetet pak më tepër se një vit më parë, ndonëse huaja e re është rritur më dukshëm. Për shkak të fshirjes së një pjese të mirë të kredive të humbura, fianncimi në total rezulton me rritje vetëm 0.7%

https://www.youtube.com/watch?v=qEfBeN7juiI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!