Banka e Shqipërisë ka rishikuar pozitivisht rritjen ekonomike në vend tre vitet e ardhshme. Disa zhvillime pozitive në ekonomi e kanë nxitur bankën t’u kërkojë bankave tregtare të japin më shumë kredi.
Bankave tregtare në vend u kërkohet të rrisin kreditimin. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka theksuar në konferencën e zhvilluar pas mbjeldhjes së Këshillit Mbikqyrës se bankat janë në kushtet kur mund të japin më shumë hua.
Rritja e mundësisë për kreditimi, vjen nga disa tregues të përmirësuar, zi zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit. Vlerësimet e fundit të Bankës janë më pozitive se më parë, duke parashikuar kështu një rritje më të lartë të ekonomisë vitet e ardhshme.
Në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikqyrës i Bankës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, duke e lënë atë në 1.25%
https://youtu.be/0f88mma3r9w