Bruno Mars e ka djegur skenën me plot kuptimin e fjalës gjatë një koncerti madhështor në Glasgoë. Ndërkohë që këngëtari ka qenë duke performuar, pajisjet e ndriçimit kanë marrë flakë për shkak të fishekzjarrëve që u hodhën.
Këngëtari është larguar menjëherë nga skena ndërsa organizatorët lajmëruan ndërprerjen e koncertit. gjithsesi nuk pati pasoja për këngëtarin dhe grupin e muzikantëve.
Ata janë kthyer sërish në skenë pas rreth 30 minutash duke kërkuar ndjesë fansave për incidentin. Edhe pse të gjithë u frikësuan përsëri publiku e ka komentuar më doza humori atë çka ndodhi në skenë.
Klan Plus