Brukseli po, Berisha jo/ Kreu i PD: Nuk e meritojmë integrimin

schedule15:13 - 31 Mars, 2025

schedule 15:13 - 31 Mars, 2025

Shumë i zënë me fushatën, Berisha e nisi me telefonatë konferencën për shtyp.

Doktori akuzoi sërish Ramën se i ka kopjuar gjithë programin, ndërsa për të njëjtat premtime e quan mashtrues.

“Ai na kopjoi programin sepse e pa që në sondazhe po humbte pikë, mendoi se mund të mashtronte shqiptarët me zhapikë, hardhuca e Lulin. Po ai mashtron dhe me premtimet. Të gënjesh herën e parë, hajd, po të gënjesh herën e dytë, ke gënjyer veten”

Kundër BE për drejtësine, me BE për ekonominë. Por Berisha sërish është i bindur se Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin.

” Ne respektojme direktivat e BE. Ballkanin e Hapur do e hedhim ne lum te Lanes. E do ndjekim gjithe direktivat e Procesit te Berlinit dhe procesit te integrimit europian. Por me keto rroga jo, ste fut BE, te thote ik tutje”

Ndër kryepremtimet e Berishës, është reformimin e drejtësisë, por nuk sqaron pse në listat e tij mban të shkarkuar nga Vetingu, të cilët i propozojnë shkrirjen e SPAK.

“Ne e kemi shprehur qe duhet nje reformim i drejtë sisë . Nuk pranojnë shqiptarë të mbeten pa proces të rregullt ligjor”

Në fund, doktori nuk zbulon datën se kur La Civita vjen në Shqipëri, pasi po e mban surprizë.

“Do vije, për të ardhur, datë n po ua lë surprizë , Edi Ramë s, që kë saj radhe t’i bjeri me kokë tavolinës”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!