Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brukseli mund t’i shfrytëzojë asetet ruse si hua për Ukrainën

schedule16:09 - 23 Tetor, 2025

schedule 16:09 - 23 Tetor, 2025

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, sot do t’i kërkojnë Brukselit zyrtar të përgatisë një propozim ligjor për të shfrytëzuar 176 miliardë euro asete të ngrira shtetërore të Rusisë, që të sigurojnë një hua për Ukrainën. Kjo hua do të mund të mbulonte pjesën më të madhe të nevojave financiare të Kievit për tre vitet e ardhshme.

Diplomatët evropianë, të cilët folën me Radion Evropa e Lirë (REL), besojnë se ka mundësi të arrihet pajtueshmëri për të gjithë planin deri në fund të vitit dhe se do të ndihmojë në mbulimin e boshllëkut që pritet të lihet, nëse Shtetet e Bashkuara nuk janë më të gatshme ta financojnë Kievin në të njëjtën shkallë si më parë.

Synimi nuk është të konfiskohen asetet ruse, që kryesisht mbahen në kompaninë financiare Euroclear në Belgjikë, por të zëvendësohen me obligacione të lëshuara nga Komisioni Evropian e të mbështetura nga shtetet anëtare të BE-së e ndoshta edhe nga vendet e tjera të Grupit të Shtatëshes (G7) e partnerë të tjerë.



Më pas, paratë do t’i jepen Kievit gjatë viteve 2026-2028 si një “hua dëmshpërblimi”, që Ukraina do të duhet ta shlyejë vetëm pasi Rusia të ketë paguar për dëmshpërblimet e luftës. Por, së pari duhet të zgjidhen tri çështje të rëndësishme, të cilat do të negociohen në javët e ardhshme, si pyetjet ligjore, të ngritura kryesisht nga Belgjika, si vendi pritës i Euroclearit.

Pastaj do të ketë debate për atë se ku mund t’i shpenzojë Ukraina këto para, të nxitura kryesisht nga Franca. Përfundimisht, diskutimi i gjerë është se kush do të marrë pjesë, në ç’mënyrë dhe cilat rreziqe do të përfshijë kjo.

Belgjika druhet se disa vende joanëtare të BE-së, si për shembull Kina, mund të fillojnë t’i tërheqin pasuritë e tyre shtetërore nga Euroclear, nga frika se mund të sekuestrohen për arsye politike. Ky shqetësim është ngritur gjithashtu nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Megjithatë, në një dokument diskutimi, të cilin e ka parë REL-i, Komisioni Evropian sqaroi se këta hapa nuk përbëjnë konfiskim, pasi shuma kryesore do të mbetet e paprekur. Po ashtu, ajo thekson se bëhet fjalë për një masë të vetme dhe të përkohshme.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!