Bruce Willis dhe Emma Heming po festojnë 17 vjet së bashku, me gruan e aktorit që ka bërë një postim lidhur me këtë në rrjetet sociale. Çifti filloi lidhjen në vitin 2007 dhe u martua në vitin 2009, në një ceremoni spektakolare të mbajtur në rezidencën private të aktorit në Turks and Caicos.
Siç tregon Ea Hemming në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, përvjetori i këtij viti është shumë i ndryshëm nga të tjerët.
Kjo pasi aktori është diagnostikuar me demencë frontotemporale dhe është tërhequr nga aktrimi.
Me rastin e përvjetorit të tyre, Emma Hemming ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto të përbashkët të tyre nga e kaluara, kur kanë pozuar në det, me perëndimin e diellit në sfond./abcnews.al
View this post on Instagram