Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 44%
  • Shenjë e krizës politike në vend 31%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Broja, garë kundër kohës/ Sulmuesi kuqezi vazhdon rikuperimin, por rrezikon sfidën e play off

schedule12:09 - 6 Mars, 2026

schedule 12:09 - 6 Mars, 2026

Pritjes po i vjen fundi, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushë më 26 mars për takimin me historinë. Në këtë ditë, skuadra kuqezi do të luajë sfidën e parë në play off e “Botërorit 2026” kundër Polonisë në Varshavë.

Për të kaluar këtë transfertë dhe për të ndezur më shumë ëndrrat për kualifikimin e parë në finalet e një Kupe Bote. Një mision i vështirë, ndërsa trajnerit Sylvinho i duhen të gjithë futbollistët në formën e tyre më të mirë.

Në këtë grup, të paktën për momentin dhe me shumë mundësi do të jetë kështu edhe më vonë, nuk bën pjesë Armando Broja. Sulmuesi kuqezi ka qëndruar jashtë fushave për tre javë dhe kështu do të vazhdojë edhe për të paktën dy javët e ardhshme.



Ky është parashikimi i mediave angleze. Aspakt optimist, duke parë kohën që shtrëngon. Në rastin më të mirë, sikur këto pritshmëri të jenë të sakta, Broja mund të grumbullohej, por mbi të do të rëndonin dyshimet mbi formën, pasi ka pak kohë për t’u kthyer në fushë me Burnley dhe për të marrë minutat dhe ngarkesën fizike.

Vendimi i takon Sylvinho, ndërsa zgjedhjet e trajnerin kuqezi për lojtarët që do të marrë me vete për Poloninë do të vendosin shumë dhe nuk lenë vend për korrigjime. Opsione për sulmin mund të jenë dy lojtarët më në formë dhe që po shkëlqejnë në këtë sezon si Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti. Karakteristikat e tyre janë të ndryshme, por gjithsesi mund të jenë zgjidhje në një ndeshje që mund të shkruajë historinë e kombëtares së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!