Brnabiç takim me ambasadorin amerikan: Të bindur që të ndjekim rrugën e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë!

schedule15:31 - 27 Mars, 2024

schedule 15:31 - 27 Mars, 2024

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Brnabiç deklaroi se në këtë takim të dy palët shprehën gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve për një të ardhme më të mirë.

Gjithashtu ajo nënvizoi se në takimin me ambasadorin amerikan, ndau synimet e saj për të vendosur një dialog me opozitën dhe theksoi se ka planifikuar edhe konsultime ku janë të ftuar të gjitha grupet parlamentare për të marrë pjesë.

/abcnews.al/