Brnabiç për fjalimin e Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Historik, presidenti akuzoi Kurtin për krime kundër njerëzimit

schedule22:49 - 8 Shkurt, 2024

schedule 22:49 - 8 Shkurt, 2024

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se atë mund ta kuptojnë vetëm ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, pasi siç tha ajo, Vuçiç ka akuzuar qartë Albin Kurtin për krimet kundër njerëzimit përmes fjalimit të tij.

Ajo tha për mediat vendase se presidenti Vuçiç e përsëriti pesë herë përkufizimin se Albin Kurti po krijon sistematikisht kushte të padurueshme të jetesës për serbët në Kosovë dhe Metohija.

“Qëllimi i vetëm i regjimit në Prishtinë është që praktikisht ta pastrojë etnikisht Kosovën dhe Metohijën nga serbët dhe t’i lërë pa mjete jetese. Ai ka lidhur dy gjëra të rëndësishme përmes heqjes së dinarit, që Kurti synon t’i lërë pa mjete jetese. Ky është përkufizimi nga Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Fjalimi është brilant. Është plotësisht e qartë për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë se Aleksandër Vuçiç ka paraqitur prova për të akuzuar Albin Kurtin për krime kundër njerëzimit. Ai shkakton dëme të pariparueshme dhe sistematikisht krijon kushte të patolerueshme që çojnë në zhdukjen e serbëve në KIM dhe për këtë arsye kjo adresë është historike”, theksoi Brnabiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!