Drejtori i Insitutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado theksoi se ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë Britanisë së Madhe lidhur me marrëveshjen për pensionet. I ftuar në “Real Story”, Hado përmendi edhe vendet me të cilat jemi në negociata për të punuar me marrëveshjet për pensionet.
“Neve kemi sot në fuqi që i zbatojmë 11 marrëveshje, 4 që janë ratifikuar në parlament dhe presin vetëm shkëmbimin e notave diplomatike që të hyjnë në fuqi. Me Kroacinë besoj se miratohet javën tjetër në parlament. Me Serbinë kemi bërë raundin e parë në Beograd, me 15 mars kemi raundin e dytë në Tiranë dhe e mbyllim.
Në mars presim të nisim negociimin me Poloninë. Do fillojmë marrëveshjen me Spanjën, me Slloveninë. Moldavia dhe Danimarka është gati, vetëm sa të përcaktohen grafiqet. Po të shikosh marrëveshjet deri më tani, komplet Evropa qendrore është e mbyllur dhe Ballkani. Kaluam në Itali dhe tani kemi Spanjën.
Me Francën dhe Holandën jemi në diskutime. Danimarka ka shprehur dakordësinë dhe besoj se sivjet fillojmë negociatat. Ngelet Amerika. Me Kanadanë e kemi mbyllur. Me Britaninë nuk kemi. Në dijeninë time është çuar kërkesa nga ministria e Jashtme dhe është në pritje të përgjigjes. Kjo varet në politikën e shtetit.“, u shpreh ai./abcnews.al