Britaniku kosovar i FSK-së, Xhoni: Unë flas shqipen e Londrës

schedule21:21 - 6 Maj, 2020

schedule 21:21 - 6 Maj, 2020

John Doone, ish-ushtarak britanik, është tani shtetas i Kosovës. Doone drejton qendrën e trajnimeve të FSK-së ndërkohë që kalon edhe karantinën me familjen e tij, gruan dhe dy djemtë. John thotë për emisionin Ballkan se ai flet dialektin e “shqipes së Londrës.”

“Do kaloj tani një anglisht se instruktorët e mi më janë lutur të mos flas shqip sepse duhet ta dini unë flas shqipen e Londrës që është një dialekt krejt i ri që nuk e kupton askush. Kështu që kanë thënë, të lutem fol anglisht dhe jepi fund shkatërrimit të gjuhës sonë të bukur. Mirëse erdhët në qendrën e trajnimit, do ju tregoj shkurt çfarë bëjmë ne këtu, disa nga objektet e trajnimit dhe do të flas për disa nga gjërat që bëjmë. Më ndiqni.”

“Ajo që është interesante për këtë objekt është se është ndërtuar plotësisht nga instruktorët tanë. Iu deshën 3 javë për ta ndërtuar, e gjitha nga skrapi dhe materiale të riciklueshme dhe kostoja e gjitha 125 euro. E përdorim shumë këtë objekt në procesin tonë të trajnimit.”

“E përdorim këtë për të stimuluar përplasje trenash, që përfshijnë vagonat, makina, kamionë, aftësi shumë teknike kërkohen në këtë kurs të posaçëm. Shumë e rrezikshme sigurisht veçanërisht me linjat elektrike. Iu shpjegojmë studentëve të gjitha proceset sit ë sigurojnë veten dhe si të shpëtojnë viktimat. Mund të stimulojmë edhe lloje të tjera aksidentesh si derdhje kimike që kanë të bëjnë me trenat. Është një kurs shumë intensiv, zgjat zakonisht 3 ditë e netë. Në fund të këtij kursi, janë shumë të lodhur, por aftësitë që mësojnë shpëtojnë jetë.”

“Kjo ndërtesë rrëzohet gjatë një tërmeti, për ndërtim, aktet terroriste dhe të tjera.  Kjo ndërtesë është bazuar në modelin e qendrës suedeze të trajnimit. Mësimet që morëm gjatë tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri kanë bërë që ta ndryshojmë këtë objekt në mënyrë dramatike, është shumë më realiste tani. Jam krenar të them se objekti ynë këtu tani është më i mirë sesa ai në Suedi. Ne e përdorim këtë për kurset për kërkim-shpëtim urban, nxjerrjen e viktimave nga ndërtesat urbane, është një objekt shumë i bukur trajnimi. Jam shumë krenar për këtë.”

“Kjo tregon pak a shumë se çfarë bëjmë këtu. Një gjë që dua ta qartësoj për shikuesit në vendin tim është se disa njerëz besojnë se jam këshilltar ndërkombëtar ose që paguhem nga NATO apo Bashkimi Evropian dhe të tjera. Thjeshtë për ta qartësuar. Unë jam zyrtarisht një qytetar i Kosovës, zyrtarisht, një anëtar i FSK-së, kështu që paguhem me të njëjtën pagë si gjithkush tjetër, anëtarë të FSK-së.”

“Që nga 13 marsi ne ndaluam gjithë trajnimin këtu, kjo ishte një direktivë për sigurinë e studentëve, stafit dhe familjeve. Sapo kemi përfunduar një trajnim mjeksor për një organizatë mjeksore dhe ishte dita e fundit e kursit për kërkim-shpëtim për zjarrfikësit e Kosovës.”

“Unë nuk mund të flas për të gjithë organizatën në plan të gjerë, por mes stafit të qendrës së trajnimit dhe ish-studentëve, kemi pasur deri tani zero raste (me kovid 19). Kishim një prej instruktorëve tanë jashtë Kosovës kur goditi pandemia. Kur u kthye, u vendos në universitetin e Prishtinës ku kaloi 16 ditë në karantinë, u testua dhe doli negativ. Pastaj shkoi në shtëpi ku ndenji për dy javë të tjera. Tani është kthyer dhe punon bashkë me ne të tjerët, por ne e dimë, që mjafton të infektohet një dhe mund të përhapet tek të gjithë ne. Kështu që po tregohemi, shumë, shumë të kujdesshëm.” /abcnews.al