Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britanikët në zgjedhje të përgjithshme, Johnson përballë Corbyn

schedule08:55 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 08:55 - 12 Dhjetor, 2019

Britanikët votojnë sot në zgjedhjet e parakohëshme. Në total, 650 ligjvënës, një nga secili qark, do të zgjidhen anëtarë të Parlamentit, i cili vendos për ligjet dhe politikat e vendit.

Zgjedhjet mbahen zakonisht çdo 4 ose 5 vjet, por Parlamenti mund të votojë për mbajtjen e tyre sa herë që dëshiron. Këto janë të tretat nga viti 2015 dhe te dytat qe ku Mbreteria e Bashkuar votoi per largimin nga Bashkimi Europian. Gjatë fushatës, Brexit ka qenë në krye të axhendes dhe kryeministri aktual, Boris Johnson, është zotuar se do ta përfundojë.

Por Udhëheqësi i Partisë opozitare Laburiste, Jeremy Corbyn, nuk pajtohet me qëndrimin e Johnsonit se Brexit duhet të kryhet me ose pa marrëveshje. Ndaj ai, në qendër të fushatës së tij ka pasur kujdesin shëndetësor. Corbyn e ka portretizuar veten si mbrojtës të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe është zotuar se do të rrisë shpenzimet për të. Brexit është zvarritur me vite për shkak të mospajtimeve të thella politike mbi kushtet e divorcit.

Partia Konservatore e Boris Johnson dhe ajo Laburiste janë më të mëdhatë, ndërsa në garë janë edhe disa parti më të vogla. Nëse njëra parti fiton më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament, ajo do të formojë qeverinë dhe lideri i saj do të bëhet kryeministër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!