Britania shmang recesionin, por situata në vend ende kritike

schedule10:57 - 9 Mars, 2023

schedule 10:57 - 9 Mars, 2023

Dhoma Britanike e Tregtisë  parashikon se ekonomia e vendit është në rrugën e duhur për t’u tkurrur më pak se sa pritej këtë vit dhe për të shmangur dy tremujorët e rritjes negative që shënojnë një recesion teknik.

Perspektiva më e ndritshme u shoqërua me masa të tjera të ekonomisë së Britanisë, duke përfshirë sondazhet e indeksit të menaxherëve të blerjeve dhe të dhënat e besimit të konsumatorëve që janë përmirësuar javët e fundit.

Dhoma Britanike e Tregtisë  parashikoi që produkti i brendshëm bruto do të bjerë me 0.3% këtë vit, një rënie më e vogël se parashikimi i tij i mëparshëm për një rënie prej 1.3%, pas një aktiviteti më të fortë në fund të 2022 – shit.

Të dhënat zyrtare treguan se ekonomia shmangi për pak një recesion pas rritjes zero në tremujorin e fundit të 2022. Shifrat për janarin do të publikohen të premten.

Në baza tremujore, PBB-ja parashikohet të bjerë 0.3% në tremujorin e parë të 2023 – shit, përpara se të tregojë rritje zero në tremujorin e dytë dhe të rritet me 0.2% në secilin nga tremujorët e tretë dhe të katërt të 2023.

Dhoma Britanike e Tregtisë   pret që ekonomia të rritet me 0.6% vitin e ardhshëm, ndërsa Banka e Anglisë parashikoi një tkurrje çerek për qind për vitin 2024, muajin e kaluar.

Pavarësisht rishikimit në rritje, bizneset përballen me një vit të vështirë përpara mes vështirësive me mungesat e stafit, taksat në rritje dhe faturat e energjisë. Ekonomia rrezikon të mbesë prapa konkurrentëve nëse ministri i ekonomisë Jeremy Hunt nuk do të ofrojë stimuj, për të ndihmuar firmat.

Britania është e vetmja ekonomi e Grupit të Shtatë vendeve që ende nuk është rikthyer në madhësinë e saj para pandemisë dhe Dhoma e Tregtisë parashikon se nuk do të kthehet në atë nivel deri në tremujorin e fundit të 2024.

Ndërsa konsumatorët dhe bizneset ende përballen me një goditje nga inflacioni dyshifror, Dhoma Britanike e Tregtisë pret që inflacioni të bjerë në 5% në tremujorin e katërt dhe 1.5% deri në fund të 2024.

/abcnews.al