Inteligjenca britanike ka deklaruar se Rusia po përdor ende dronët iranianë në luftën kundër Ukrainës, skynews.
Forcat ruse ka të ngjarë të përdorin drorënët iraniane Shahed-136 për të depërtuar në mbrojtjen ajrore ukrainase dhe si një mënyrë për të zëvëndësuar raketat me rreze të gjatë veprimi, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Ajo shtoi se përpjekjet e Ukrainës për të shkatërruar dronët kanë qenë të suksesshme.
Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i bënë thirrje Organizatës të Kombeve të Bashkuara të hetojnë akuzat që Rusia po përdorte dronët e prodhuar nga Irani në luftën kundër Ukrainës.
Irani ka mohuar akuzat se i ka shitur armë të tilla Moskës.
/abcnews.al