Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 45,140 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga mesi i korrikut. Gjatë 7 ditëve të fundit, numri i rasteve të reja ka shkuar në 300,081 – 15.1% më shumë se javën e kaluar.
57 persona humbën jetën, duke çuar numrin e të vdekurve gjatë 7 ditëve në 852- 8,5% më shumë se javën e kaluar. Rreth 23 mijë persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid dhe 31,983 kanë marrë të dyja dozat gjatë një jave.
Kjo është dita e pestë radhazi ku rastet e reja kanë shënuar mbi 40,000./abcnews.al