Britania raporton rastet më të larta ditore që nga qershori

schedule10:01 - 28 Gusht, 2020

schedule 10:01 - 28 Gusht, 2020

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar numrin më të lartë të rasteve  ditore që nga 12 qershori, me 1.522 raste  të reja të enjten, sipas të dhënave të qeverisë. Numri i rasteve të reja të konfirmuara të enjten është rritur në 1,048  të Mërkurën dhe  në 1,184 raste të martën.

Totali i të infektuarve me koronavirus është rritur në 330,368, sipas të dhënave të qeverisë. Ndërkohë janë regjistruar 12 viktima, duke çuar numrin zyrtar të viktimave në Mbretërinë e Bashkuar në 41.477.

Ndërkohë, MB futi në listën e vendeve që do të duhen të karantinohen: Republikën Çeke, Xhamajkën dhe Zvicrën, tha sekretari i transportit Grant Shapps. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka shtuar Kubën në listën e vendeve të përjashtuara nga karantina 14-ditore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!