Britania raporton 367 viktima të tjera nga Covid-19, bilanci më i lartë që nga fundi i majit

schedule19:51 - 27 Tetor, 2020

schedule 19:51 - 27 Tetor, 2020

Britania regjistroi sot 367 raste të tjera fatale si pasojë e koronavirusit.

Ky është bilanci më i lartë i vdekjeve ditore në vend, që nga fundi i majit pasi një zyrtar i lartë i shëndetësisë paralajmëroi se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet “për disa kohë”.

Po ashtu, në 24 orët e  fundit, vendi konfirmoi edhe 22,885 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu një rritje prej 7 për qind.

Numri i të infektuarve vijonte të dyfishohej çdo javë në shtator, gjë që rriti shqetësimin se Britania e Madhe ishte futur në valën e dytë të epidemisë, pas një ulje të transmetimit gjatë verës.

Megjithatë, shifrat janë ende larg niveleve të shikuara gjatë fazës më të keqe të pandemisë në mars dhe prill, kur të paktën 100,000 britanikë po infektoheshin çdo ditë.

Ekspertët e lartë paralajmërojnë se rastet janë ende në rritje, edhe pse të dhënat tregojnë se ato ngadalësohen. Në total, Britania e Madhe numëron 917,575 raste me Covid-19 dhe 45,365. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!