Britania nuk e ka të nevojshëm një izolim kombëtar, Johnson prezanton masat e reja anti-Covid

schedule17:06 - 12 Tetor, 2020

schedule 17:06 - 12 Tetor, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur të hënën se nuk beson se Britania e Madhe e ka të nevojshme vendosjen e një karantine të plotë për të luftuar koronavirusin.

Johnson është duke prezantuar strategjinë e qeverisë së tij me tre nivele në “House of Commons” këtë pasdite. Në vend pritet që të implementohen disa nivele alerti që klasifikohen në të Mesëm, të Lartë dhe Shumë të Lartë.

Kreu i qeverisë tha se niveli i alarmit mesatar do të mbulojë pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar. Niveli i Lartë pasqyron bllokimet aktuale lokale ndërsa masa synon të zvogëlojë transmetimin nga familja në familje.

Niveli i alarmit shumë të Lartë do të zbatohet aty ku transmetimi i virusit po rritet me shpejtësi, tha Johnson.

Ai tha po ashtu se qeveria ka rënë dakord me rajonin e qytetit të Liverpool që të futet në nivelin e 3. Ndërsa palestrat, qendrat e kohës së lirë, dyqanet e basteve dhe kazinotë do të mbyllen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!